Prej tash mund ta bëni edhe këtë me iPhone

prej-tash-mund-ta-beni-edhe-kete-me-iphone

Deri më tani ju me siguri se keni parë video të ndryshme të versionit të ri të softuerit të Apple, ndërsa tani është shfaqur edhe një tjetër nga Brandon Butch. Kjo video na jep një vështrim në disa veçori shtesë që janë zbuluar në softuer.

Formati i ri i iOS 14.5 sjell përmirësime të rëndësishme për pajisjet e Apple, mirëpo vlen të theksohet se softueri sjell shumë ndryshime dhe përmirësime të privatësisë së përdoruesit.

Në versionin e ri Apple do të ju njoftojë kur një aplikacion ju ndjek, ndërsa përdoruesit do ta kenë mundësinë ta ndalin këtë gjë. Natyrisht, se kompanitë dhe aplikacionet e ngjashme me Facebook do të jenë shumë të pakënaqura me këtë tipar të ri që Apple po e bën gati për lansim.