Posta e Kosovës anulon konkursin e hapur në zgjedhje më të cilin kërkonte 30 punëtorë

posta-e-kosoves-anulon-konkursin-e-hapur-ne-zgjedhje-me-te-cilin-kerkonte-30-punetore

Ndërmarrja Publike Qendrore “Posta e Kosovës” para pak ditëve ka anuluar konkursin me të cilin kërkonte të punësonte tridhjetë punëtorë, kryesisht të sektorit të IT-Së dhe postier.

Zgjedhjet parlamentare ishin zyrtarizuar me 6 janar 2021. Menaxhmenti i Postës së Kosovës kishte marre vendim që të pranonte në punë 30 punëtorë, ndonëse kalonte në një gjendje të keqe financiare, shkruan lajmi.net. Për këtë hapi konkurs më 15 janar.

Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje, konkursin e arsyetonte se kjo ishte paraparë në Planin e Biznesit 2021 -2023. Megjithëkëtë, ky dokumente kishte parapri që gjatë gjithë vitit 2021 të pranohen në punë këta punëtorë, meçe stafi i ndërmarrjes ka filluar të plakët dhe është shfaqur nevoja për më shumë postier, por ndërmarrja kishte shpall konkurs për të gjithë punëtorët përnjëherë.

I njëjti menaxhment që kishte lëshuar vendim për thirrje të rekrutimit pak para zgjedhjeve, tash ka vendosur që ta anulojë atë me arsyetimin që ndërmarrja nuk është në gjendje të mirë financiar.

Lajmi.net ka siguruar një kopje të anulimit të konkursit, ani pse i njëjti është dashur që të bëhet publik në ueb-faqen e PK-së.

“Anulohet konkursi publik për plotësimin e vendeve të lira të punës, i shpallur në mjetet e informimit me datë 15 janar 2021. Menaxhmenti Ekzekutiv duke vepruar konform pikës 4 të vendimit të Qeverisë nr.02/39 të datës 03.06.2020 ka vendosur të anulojë konkursin publik si nevojë e domosdoshme  edhe për shkak të gjendjes jo likuide financiare të Postës së Kosovës, për shkak të operimit në kushtet e pandemisë covid-19, si dhe faktit që aksionari/Qeveria përmes përfaqësuesit të saj nuk i kishte arritur të mbulonte humbjet nga Shërbimi Universitar Postar ndaj Postës së Kosovës që janë mbi 4 milionë euro, kjo gjendje ka ndikuar që të cenojë dukshëm likuiditetin financiar të Ndërmarrjes nëse do të finalizohej rekrutimi i punëtorëve të rinj sipas konkursit publik të lartcekur. Bordi dhe menaxhmenti ekzekutiv konfom planifikimit të planit të biznesit për vitin 2021-2023 ka aprovuar planifikimin e rekrutimit të punëtorëve të rinj, pozita të cilat janë shpallur në konkurs publik e të cilat kanë qenë minimale krahasuar më kërkesat reale të Njësive kërkese e më theks të veçantë pjesa operative e IT-së”, thuhet në hyrje të vendimit për anulimin e konkursit.

Tuje ky vendim thotë se, menaxhmenti ekzekutiv në zbatim në bazë të vendimit të aksionarit ka pasur parasysh vendimet e Departamentit të Financave që ka rezultuar që gjendja aktuale financiar, ekzekutimi i pagave është me vonesë deri në gjysmën e dytë të muajit vijues dhe se finalizimi i rekrutimit të punëtorëve të rinj cenon likuiditetin financiar të Postës.

“Menaxhmenti Ekzekutiv i Postës në mungesë edhe të Bordit të Drejtorëve ka vlerësuar se duhet ët zbatohet direkt pika 4 e vendimit të Qeverisë e datës 03.06.2020 e cila thotë: “Të gjitha Ndërmarrjet Publike Qendrore duhet të ushtrojnë kujdes që shpenzimet operative dhe punësimet e reja të mos cenojnë likuiditetin e ndërmarrjes””, bënë të ditur tutje ky vendim.

Megjithëkëtë këtë, menaxhmenti vlerëson si nevoje të domosdoshme rekrutimin e punëtorëve të rinj konfom planifikimit të Planit të Biznesit 2021 -2023 pasi që për shkak të pensionit të punëtorëve dhe ndërpreve sipas ligjit, Posta e Kosovës ka mungesë ekstreme të postierëve, por edhe në fushën e IT-së, posa të sigurohet likuiditeti financiar i Ndërmarrjes.

“Menaxhmenti Ekzekutiv me këtë vendim ka mbajtur interesin publik dhe afarist të Ndërmarrjes dhe ka zbatuar vendimin e aksionarit të PK-sha”, thuhet në fund të vendimit.

Në fund ky venim është nënshkruar nga Kryshef Ekzutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.

The post Posta e Kosovës anulon konkursin e hapur në zgjedhje më të cilin kërkonte 30 punëtorë appeared first on Mesazhi.com.