Policia realizon plane në interes të shëndetit publik

policia-realizon-plane-ne-interes-te-shendetit-publik

Në një njoftim në Facebook, bëhet e ditur se Policia ka vazhduar duke u përkujdesur për parandalimin e incidenteve në kryeqytet, si dhe në nivel vendi së bashku me inspektorët e AUV-it për zbatimin e masave anti-COVID.

“Janë duke u implementuar plane operative, përfshirë planin për ofrimin e sigurisë gjatë festës së 1 Majit, planin operativ për parandalimin e incidenteve kriminale në kryeqytet dhe në rrugën B në Prishtinë, si dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendi me inspektorët e AUV, për zbatimin e masave anti COVID. Vetëm duke respektuar masat anti COVID, mund të arrihet parandalimi i përhapjes së pandemisë, andaj të kontribojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.