Policia jep detaje të reja për gjuajtjen me armë tek rruga “B”

policia-jep-detaje-te-reja-per-gjuajtjen-me-arme-tek-rruga-“b”

Policia me anë të raportit 24 orësh ka thënë se është raportuar se ankuesi mashkull Kosovar deri sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij si dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë të cilit i ka shkaktuar lëndime në fytyrë, shkruan lajmi.net.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga arma nuk ka të lënduar, vetëm në veturë është qëlluar një predhë si dhe një fishek i pa shkrepur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore të cilat janë në kërkim të personit. /Lajmi.net