Policia jep detaje për gjuajtjen me armë pranë selisë qendrore të PDK-së

policia-jep-detaje-per-gjuajtjen-me-arme-prane-selise-qendrore-te-pdk-se

Selia qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës është rrethuar sonte nga policia.

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për lajmi.net.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e saj.

“Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/