Policia izraelite nuk lejon hyrjen e dhjetëra palestinezëve në xhaminë Al-Aksa

policia-izraelite-nuk-lejon-hyrjen-e-dhjetera-palestinezeve-ne-xhamine-al-aksa

Në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se 90 persona u kthyen prapë nga portat e Qytetit të Vjetër sepse ata “nuk kishin leje”

Policia izraelite nuk ka lejuar dhjetëra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar të hyjnë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor me arsyetimin se “nuk kanë leje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga orët e mëngjesit policia izraelite ishte vendosur në portat e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim dhe kontrolloi letërnjoftimet e atyre që dëshironin të falin namazin e xhumasë në Haremi Sherif.

Në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se 90 persona u kthyen prapë nga portat e Qytetit të Vjetër sepse ata “nuk kishin leje”.

Gjithashtu thuhet se palestinezët në fjalë u hypën në autobusë dhe u lanë në pikat e kontrollit ushtarak izraelit rreth Bregut Perëndimor.

Autoritetet izraelite nuk lejojnë palestinezët nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës të hyjnë në Kudsin Lindor.

The post Policia izraelite nuk lejon hyrjen e dhjetëra palestinezëve në xhaminë Al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.