Policia gjatë tërë kohës në teren, kërkohet zbatim i masave antiCOVID

policia-gjate-tere-kohes-ne-teren,-kerkohet-zbatim-i-masave-anticovid

Edhe sonte angazhimet e zyrtarëve policorë kanë vazhduar në çdo anë të vendit, për të shikuar nga afër zbatimin e këtyre masave.

“Angazhimet e Policisë së Kosovës dhe akterëve tjerë në teren për zbatimin e masave dhe kufizimeve ndaj pandemisë COVID-19, po reflektojnë pozitivisht edhe në teren, referuar statistikave të rasteve të fundit të publikuara nga IKSHPK-ja”, u tha në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu u theksua se Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar që bashkërisht të arrijmë të tejkalojmë sfidën me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Kosovës ka shqiptuar 719 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID./Lajmi.net/