Policia e Krimeve Ekonomike me operacion në rajonin e Prishtinës, ka të arrestuar

policia-e-krimeve-ekonomike-me-operacion-ne-rajonin-e-prishtines,-ka-te-arrestuar

Policia e Kosovës ndërmerr aksion në rajonin e Prishtinës, ​kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes kanë nisur një operacion policor në rajonin e Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të ketë informata shtesë rreth asaj se kush ka qenë cak i operacionit”, tha Krasniqi.

Krasniqi nuk ka konfirmuar nëse gjatë këtij operacioni policor ka persona të arrestuar, teksa ka shtuar se aksioni është ende duke u zhvilluar.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme lidhur me aksionin.

Jo zyrtarisht mësohet se aksioni ndërlidhet edhe me “pastrim parash”.

The post Policia e Krimeve Ekonomike me operacion në rajonin e Prishtinës, ka të arrestuar appeared first on Mesazhi.com.