Policia e Kosovës vazhdon kontrollet, shqipton gjoba për shkelësit e masave antiCovid-19

policia-e-kosoves-vazhdon-kontrollet,-shqipton-gjoba-per-shkelesit-e-masave-anticovid-19

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët kompetentë edhe sonte kanë vazhduar kontrollet për të mbikëqyrur zbatimin e masave antiCovid.

“Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste  kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mos mbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shëndetit të qytetarëve është i dukshëm.

Zyrtarët policorë dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetërore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë sensibilizim të plotë dhe bashkërendim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve.

Qëllimi kryesor i angazhimeve tona është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet.

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste  kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mos mbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale.

The post Policia e Kosovës vazhdon kontrollet, shqipton gjoba për shkelësit e masave antiCovid-19 appeared first on Mesazhi.com.