‘Po flet për hava’, përplasje mes Kastratit të PDK-së e Bislimit të LDK-së

‘po-flet-per-hava’,-perplasje-mes-kastratit-te-pdk-se-e-bislimit-te-ldk-se

Debati është nxehur kur Bislimi i ka thënë Kastratit se PDK-ja në fushata zgjedhore “gjithmonë ka qenë gjymerte”.

“E gjymerte ka qenë në fushata PDK-ja duke premtuar miliona dhe vende pune. Të gjitha do të ishin të mirëseardhura nëse do të dihet nga do të vinin burimet financiare”, ka thënë Bislimi në një debat televiziv në RTK.

Kjo deklaratë e ka nxitur Kastratin, duke i thënë se po “flet për hava”.

“Me fol për java si ju të LDK-së është kollaj, unë flas me shifra konkrete se ka do të vijnë këto para. Janë studime nga ekspertët. Po flas me shifra konkrete, kur ne kemi ardh si PDK në pushtet në vitin 2007, një invalid i ka marrë vetëm 135 euro, derisa tash i merr 448 euro. Fillimisht kemi bërë rritje 259 euro, më pas 358 e në fund 448 euro. Buxhetin e kemi rrit për 350 për qind”, ka thënë Kastrati.

“I keni rrasë hundët edhe në AKI. Për tre sekonda ta demantova atë që e the. Asnjë centë nuk keni rritë paga që kur keni ardh në pushtet në vitin 2014. E keni bërë Prishtinën si Kandahar e Afganistan”, ka thënë tutje Kastrati.

Në ndërhyrjen e tij, Bislimi ka thënë se kur ka qeverisur LDK-ja buxhetin e ka pasur minimal.