Plas sherri mes Tahirit dhe Mujës, akuza edhe për shitje të licencave të universiteteve private

plas-sherri-mes-tahirit-dhe-mujes,-akuza-edhe-per-shitje-te-licencave-te-universiteteve-private

Tahiri tha se Mujës i është vjetruar lënda dhe i është parashkruar sepse s’ka mundur të gjykohej.

“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV-së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja. Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej. Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, ka thënë Tahiri në T7.

Lidhur me këto akuza, erdhi edhe përgjigja e Armend Mujës.Ai mohoi të ketë shitur licenca dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

“Abelard apo Abelardë?, unë mendoj që Abelardi ka qenë Ministër i Drejtësisë, sot shef i GP të PDK-së, me atë nivelin e alfabetizimit, unë vërtet e konsideroj mjerim të përzgjidhesh një post të tillë ndërkohë se ke kaluar testin elementar të drejtshkrimit, jo që kam diçka personale.

Sa i përket me hi në burg, po mendoj që zotëri Tahiri po më dënon me atë, këta zakonisht i kanë shti në burg kundërshtarët politikë në të kaluarën. Në atë kohë s’kam pasur post publik dhe as s’kam shitur licenca. Për çdo dyshim jam i gatshëm të përballem”, tha Muja në RTV Dukagjini.