Pfizer teston ilaçin kundër COVID-19, faza e parë deri më 25 maj

pfizer-teston-ilacin-kunder-covid-19,-faza-e-pare-deri-me-25-maj

Medikamenti i përket një klase të ilaçeve të quajtura frenues të proteazës dhe pilula antivirale duhet të parandalojë përhapjen e virusit në trup duke bllokuar enzimën që përdor koronavirusi për të bërë kopje në qelizat njerëzore.

“Daily Mail” raporton se faza e parë e provave klinike në SHBA dhe Belgjikë është planifikuar të përfundojë më 25 maj, dhe nëse fazat e ardhshme, të cilat duhet të përfundojnë nga mesi i korrikut, vërtetojnë se ilaçi është i suksesshëm, ai mund të jetë në dispozicion në protokollet e trajtimit në vjeshtë.

Ilaçi, i njohur si PF-07321332, do t’u përshkruhej pacientëve në shenjat e para të infeksionit COVID-19.

Në këtë kohë është e panjohur nëse ndonjë agjenci qeveritare amerikane po financon provat klinike dhe nëse SHBA ka vendosur tashmë ndonjë porosi për ilaçin.