Petë sfoliatë me krem dhe fruta – Ëmbëlsira e ditës

pete-sfoliate-me-krem-dhe-fruta-–-embelsira-e-dites

Ja maji erdhi përsëri dhe nuk mund të niste më bukur. E keni menduar një ëmbëlsirë për fundjavën e pashkës dhe muajin e ri?

Ja një ide e thjeshtë dhe plot shije: PETË SFOLIATË ME FRUTA DHE KREM.

PËRBËRËSIT:

1 petë sfoliatë,

500 ml qumësht,

1 vezë,

1 lugë miell,

1 lugë niseshte,

4 lugë sheqer,

vanilje,

100 g çokollatë,

luleshtrydhe dhe çokollatë për pjesën lart.

PËRGATITJA:

Petën sfoliatë e prisni në formën e vezës, pjesët që mbeten i përdridhini edhe i ngjisni me të bardhë veze anash vezës sfoliatë.

E shponi me pirun dhe në furrë me 180 gradë për 15- 20 minuta.

Në tenxhere vendosni qumështin, shtoni sheqerin, vaniljen, miellin, niseshtenë dhe vezën.

E rrihni derisa të bëhet një masë dhe e vendosni për t’u zier gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet.

E hiqni nga nxehtësia edhe shtoni çokollatën e copëtuar, e trazoni derisa të tretet.

E vendosni në tas dhe sipër e mbuloni me plastmas kuzhine që mos krijojë cipë.

Pasi të ftohen të dyja, me kremin mbushni vezën edhe sipër e zbukuroni me luleshtrydhe dhe çokollatë. /Lajmi.net/