Personi që vrau veten në Mitrovicë ishte nënkolonel i FSK-së

personi-qe-vrau-veten-ne-mitrovice-ishte-nenkolonel-i-fsk-se

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Zaiti.

Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë.

Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë