Persona të maskuar e të armatosur, si ndodhi vjedhja në pikë të ditës e parave në KEDS

persona-te-maskuar-e-te-armatosur,-si-ndodhi-vjedhja-ne-pike-te-dites-e-parave-ne-keds

Një rast i grabitjes ka ndodhur sot në pikë të ditës në Prizren, ku dy persona të maskuar dhe armë të shkurta kanë thyer pikën e KEDS-it dhe kanë arritur të marrin një sasi të madhe parash.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të paditur”, ka thënë ai.

Osmanollaj thotë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Lajmi.net/