Përshëndetje e ftohtë e Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit para Qeverisë

pershendetje-e-ftohte-e-avdullah-hotit-dhe-vjosa-osmanit-para-qeverise

Si udhëheqës të dy institucioneve kryesore të shtetit, Hoti dhe Osmani kanë marrë pjesë sot në ceremoninë që është mbajtur para Qeverisë ku është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Osmani si u.d e presidentit dhe Hoti si kryeministër në detyrë kanë udhëhequr këtë ceremoni.

Megjithatë, dyshja që ka një kohë që kanë prishur raportet pas përjashtimit të Osmanit nga LDK-ja janë përshëndetur ftohtë në mes vete.