Përsërit Lajçak: Dialogu të vazhdojë menjëherë pas formimit të qeverisë së re

perserit-lajcak:-dialogu-te-vazhdoje-menjehere-pas-formimit-te-qeverise-se-re

Ai ka thënë se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, shkruan lajmi.net.

“Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçak për TVCG.

Ai ka thënë se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë.

Në këtë kontekst, Lajçak ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë. /Lajmi.net/