Përplasje e përgjakshme me armë në Greqi: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur

perplasje-e-pergjakshme-me-arme-ne-greqi:-nje-i-vdekur-dhe-shtate-te-plagosur

Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e së premtes (22  tetor).

Mediet greke njoftojnë se sipas burimeve policore, efektivët i kanë bërë sinjal shoferit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, të ndalonte për kontroll.

Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, duke i dhënë gaz makinës për t’u larguar.

Si rrjedhojë ka nisur një përndjekje nga ana e policisë që përfundoi në rrugën “Eldidos”.

Në momentin e ndalimit në këtë zonë, drejtuesi i makinës përplasi një nga motorët e policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Si rrjedhojë njëri nga tre pasagjerët që ndodheshin në automjet humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur bashkë me 6 policët e DIAS.

Mësohet se pasagjeri i tretë që ndodhej në makinë është arratisur, e si rrjedhojë është shpallur në kërkim nga policia greke.