Përmes protestës të hënën kërkohet shkarkimi i Kastratit nga pozita e profesorit në UP

permes-protestes-te-henen-kerkohet-shkarkimi-i-kastratit-nga-pozita-e-profesorit-ne-up

Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka paralajmëruar protestë në oborrin e rektoratit për përjashtimin e Ardian Kastratit nga Universiteti i Prishtinës ku ai është profesor.

Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se protesta do të mbahet nesër nga ora 11:00.

Kjo vjen pasi Kastrati ofendoi presidenten Vjosa Osmani duke cituar një përshkrim të Faik Konicës.

“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, thuhet në njoftim.