Përleshjet në Jeruzalem, SHBA: Të ulen tensionet

perleshjet-ne-jeruzalem,-shba:-te-ulen-tensionet

SHBA kanë bërë thirrje për të ulur tensionet në Jeruzalem dhe për të shmangur dëbimin e palestinezëve në lagjen Jeruzalemit Lindor. Thirrja vjen pas përplasjeve të dhunshme në Malin e Tempullit midis policisë dhe demonstruesve palestinezë të Premten e fundit të Ramazanit.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Jeruzalem,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA Jalina Porter.

Porter gjithashtu tha se ajo ishte e shqetësuar “për dëbimet e mundshme të familjeve palestineze” në lagjen Jeruzalemin Lindor, “shumë prej të cilëve kanë jetuar natyrshëm në shtëpitë e tyre për shumë breza” raporton abcnews.

The post Përleshjet në Jeruzalem, SHBA: Të ulen tensionet appeared first on Mesazhi.com.