Përfundon votimi në Shkodër, kush fitoi mes PS dhe PD, ku renditet partia e Tom Doshit

perfundon-votimi-ne-shkoder,-kush-fitoi-mes-ps-dhe-pd,-ku-renditet-partia-e-tom-doshit

Mësohet se ka fituar Partia Demokratike me 47209 vota të cilat konvertohen në 5 mandate, duke lënë pas Partinë Socialiste me 39247 vota (3 mandate). Ndërsa në vendin e tretë është PSD me 13226 vota, që konvertohen në 2 mandate dhe 1 mandat LSI nga 12737 votat e marra.

Partia Lëvizja për Ndryshim me kryetare Jozefina Topallin bashkë me Partinë Bindja Demokratike të kryesuar nga Astrit Patozi kanë 2394 vota.

Kujtojmë që PSD ishte surpriza për rezultatin që arriti në këto zgjedhje, megjithëse kryetari Tom Doshi dha dorëheqjen një ditë pas procesit të votimit.