Përfundon kontrata me vaksinën AstraZeneca, BE: Nuk do ta rinovojmë

perfundon-kontrata-me-vaksinen-astrazeneca,-be:-nuk-do-ta-rinovojme

Thierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm deklaroi sot, se Komisioni Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinat e koronavirusit me AstraZeneca pas qershorit.

Ky lajm vjen vetëm pak pasi KE filloi veprimet ligjore kundër AstraZeneca pasi u tha se nuk po respektonin kontratën për furnizimin e vaksinave të koronavirusit dhe se ata gjithashtu nuk kishin një plan që konsiderohej “i besueshëm” për të siguruar dërgesat që të bëhen në kohën e duhur.

AstraZeneca nuk ka qenë në gjendje të dorëzojë numrin e vaksinave që ata kishin premtuar fillimisht dhe kështu konsiderohet se nuk kanë qenë në përputhje me angazhimet e tyre ndaj Bashkimit Evropian.

Është bërë me dije se furnizimet e vaksinës së koronavirusit i janë dhënë Mbretërisë së Bashkuar mbi një bazë të privilegjuar. Besohet se kjo ka qenë në dëm të qytetarëve në Bashkimin Evropian. /abcnews

The post Përfundon kontrata me vaksinën AstraZeneca, BE: Nuk do ta rinovojmë appeared first on Mesazhi.com.