Përfaqësues të Ambasadës Amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje

perfaqesues-te-ambasades-amerikane-vizitojne-dhomen-operative-per-zgjedhje

Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë kësaj vizite, znj. Owens u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me angazhimin që është duke u bërë në dhomën operative në mbrojtjen e votës, përmes monitorimit në teren.

Po ashtu, ajo u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nga të gjitha regjionet nga prokurorët e caktuar dhe nga stafi mbështetës si dhe koordinimi i cili është duke u zhvilluar me institucionet tjera si: Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror për Zgjedhje.

Ndërkaq, znj.  Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke  votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.

Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente.

The post Përfaqësues të Ambasadës Amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.