Për tri ditë në Kosovë vaksinohen 1 mijë e 900 punëtorë shëndetësor

per-tri-dite-ne-kosove-vaksinohen-1-mije-e-900-punetore-shendetesor

Menaxheri i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, tha në një konferencë për medie se vetëm gjatë së premtes deri në mesditë janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor, kurse vetëm ditën e djeshme numri ka arritur në 940, raporton EO.

“Sot është dita e tretë me radhë e fazës së dytë të vaksinës Pfizer, ku deri me tani janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor në nivel vendi, sepse duhet të kemi parasysh që vaksinimi është vetëm nga profesionistët nga Prishtina, por në nivel vendi”.

“…nga totali kemi arritur te numri rreth 1 900 ky numër do të rritet më tutje gjatë punës në vazhdim, ku vetëm dje për orarin sa kemi punuar kemi 940 të vaksinuar”.

“Është e vërtetë që ka radhë në pritje sepse shtrirja është vetëm në këtë pikë dhe kjo është sfiduese për ne pasi po kryhet vaksinimi vetëm këtu.

Tutje ai tha që brenda 4-5 ditëve pritet të përfundojë vaksinimi  me kontingjentin e dytë të vaksinave.

“Me kontingjentin aktual brenda 4-5 ditëve pritet të përfundoj ashtu siç kemi planifikuar dhe do shpenzohen brenda planit të paraparë”, theksoi tutje ai.

Ai tha që te moshuarit janë treguar shumë tolerant, edhe përkundër interesimit të vazhdueshëm që t’i marrin këto vaksina.

“Faleminderit nga gjithë kategoritë e të moshuarve të cilët kanë qenë shumë te mirëkuptuar dhe nuk kanë kundërshtuar, duke pasur parasysh që këto vaksina janë paraparë vetëm për personelin shëndetësor”, përfundoi ai.

Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër Covid-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.