Për të pasur sukses duhet angazhim dhe përpjekje

per-te-pasur-sukses-duhet-angazhim-dhe-perpjekje

Allah xh. sh. nga
ne kërkon përpjekje, angazhim dhe shfrytëzim të mjeteve të lejuara që puna apo
projekti ynë të ketë sukses.

– Allahu i Madhërishëm
mund ta ndante detin para se Musai të afrohet, por e bëri vetëm pasi që ai e
goditi detin  me shkop.

– Ai kishte mundësi
që të Dërguarin e Allahut ta shpëtoj dhe ta dërgoj në Medine pa asnjë frikë apo
rrezik siç bëri në rastin e Isras nga Meka në Jerusalem,  por e  shpëtoi  pasi që Muhamedi a. s. e bëri planin e
Hixhretit dhe pas një udhëtimi shumë të vështirë deri në Medine.

– Allahu i Madhërishëm
kishte mundësi që t’i kthej menjëherë 10. 000 mushrikët që ishin nisur për në Medine,
por i ktheu pasi që muslimanët hapën tunelin e thellë dhe organizuan mbrojtjen.
Kjo do të thotë:  nëse do të fitosh në
çdo sferë të jetësh dhe të kesh ndihmën e Allahut, duhet të përgatitesh në këtë
rrugë dhe duhet të shfrytëzosh të gjitha mjetet e lejuara për të qenë i
suksesshëm.

– Allahu i Madhërishëm
kishte mundësi që pejgamberin a.s. ta mbroj nga çdo sulm, por përsëri i Dërguari
i Allahut s.a.v.s në luftën e Uhudit veshi dy pancir për t’u mbrojtur.

Përktheu: A. D.
Islampress