Për të marrë shtetësinë daneze duhet të deklarosh besimin fetar

per-te-marre-shtetesine-daneze-duhet-te-deklarosh-besimin-fetar

Partia Popullore e Danimarkës ka kërkuar bërjen të detyrueshme deklarimin e besimit fetar për ata që duan të marrin shtetësinë daneze.

Partia e paraqiti këtë propozim si një pjesë të rishikimit të rregullave për emigracionin dhe nënshtetësinë.

Partia Popullore daneze kërkoi gjithashtu ndalimin e dhënies së nënshtetësisë për aplikuesit që janë të martuar me shtetas të huaj.

Propozimi është pritur me reagime, pasi nxit diskriminimin ndaj myslimanëve.

Disa deputetë tërhoqën vëmendjen se të qenurit mysliman nuk duhet të privojë askënd nga nënshtetësia daneze.

Aktualisht kushtet që duhet të plotësojnë ata që duan të bëhen shtetas të Danimarkës janë: të ketë një certifikatë të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të vërtetojë që ka të ardhura financiare të mjaftueshme për të mbajtur veten dhe të kalojë me sukses testin e danishtes dhe informacionit të përgjithshëm.

Qeveria e Partisë Popullore Daneze tha se do ta vlerësojë propozimin në fjalë.

Theksohet se pengimi i një personi të fitojë shtetësinë përmes nënshtetësisë së bashkëshortëve bie ndesh me Konventën Evropiane për Shtetësinë, si rrjedhim propozimi është i pabazë. /trt

The post Për të marrë shtetësinë daneze duhet të deklarosh besimin fetar appeared first on Mesazhi.com.