Për herë të parë publikohen transaksionet e dyshimta të spiunit rus që u dëbua nga Kosova

per-here-te-pare-publikohen-transaksionet-e-dyshimta-te-spiunit-rus-qe-u-debua-nga-kosova

Në llogarinë bankare të rusit, i cili ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2019, e cila ishte llogari rrjedhëse private, zyrtari rus i UNMIK-ut që vepronte në veri, vetëm në 6 transaksione kishte qarkulluar shumën prej 264,082 eurove.

Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se shuma e parë e madhe e tij me mbi 30,000 euro, ishte 4 korrik të vitit 2011, pak ditë pas ditës kur u vra polici Enver Zymberi në aksionin e veriut, më 25 korrik të po atij viti.

Mikhail Krasnoshchekov, kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019. Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK / Kombeve të Bashkuara, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari VIRUSSIA, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse 3 pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim.