Pentagoni: Grumbullimi i forcave ruse në kufirin e Ukrainës më i madhi që nga viti 2014

pentagoni:-grumbullimi-i-forcave-ruse-ne-kufirin-e-ukraines-me-i-madhi-qe-nga-viti-2014

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së (Pentagon) John Kirby tha se grumbullimi që Rusia ka kryer në kufirin e Ukrainës është grumbullimi më i madh që është vërejtur që nga viti 2014 e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një konference për media, Kirby kritikoi grumbullimet ushtarake që Rusia ka bërë në kufirin lindor të Ukrainës.

Ai tërhoqi vëmendjen se Moska nuk ka shfaqur në mënyrë transparente qëllimin e saj ndërsa grumbullimi atje është shqetësues dhe se ky nuk është një hap që kontribuon në stabilitetin e rajonit.

Kirby theksoi se e marrin parasysh kërcënimin që përbën Rusia në rajon. “Ky është një grumbullim i madh, ky është më i madhi që kemi parë që nga viti 2014 e deri tani”, tha ai.

Ndërkohë duke shmangur konfirmimin e lajmit se do të dërgojnë në Detin e Zi dy anijet luftarake, Kirby potencoi se në Detin e Zi kanë transferuar elementët ushtarakë në mënyrë rutinë dhe teksa kanë bërë këtë kanë siguruar koordinimin me Turqinë në kuadër të Marrëveshjes së Montrosë (Montreux) për Ngushticat. /aa

The post Pentagoni: Grumbullimi i forcave ruse në kufirin e Ukrainës më i madhi që nga viti 2014 appeared first on Mesazhi.com.