Peci nervozohet me reagimin e PDK-së për incidentin në veri, ia lë fajin Thaçit për situatën

peci-nervozohet-me-reagimin-e-pdk-se-per-incidentin-ne-veri,-ia-le-fajin-thacit-per-situaten

Ai është kapur për reagimin e PDK-së duke thënë se është në linjë me atë të Listës Serbe, shkruan lajmi.net.

Madje ka përmendur edhe ish-presidentin Thaçi.

“Me këtë reagim, ata dëshmuan paaftësinë e tyre për ta qeverisur atë pjesë, sikurse dëshmuan edhe për pjesën tjetër të Kosovës. Madje, ky subjekt nëpërmjet njeriut të vet, ish-presidentit Thaçi le që dështoi të vendos autoritet në këtë pjesë, por e vuri tërësinë territoriale të Kosovës në Pazar”, ka shkruar ai.

Madje ka thënë se ata do të shkojnë sërish në veri.

Postimi i plotë:

Reagimi i PDK-së, pos që është në linjë me atë të Listës Serbe, është poashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20-vjetësh në veri të vendit.

Me këtë reagim, ata dëshmuan paaftësinë e tyre për ta qeverisur atë pjesë, sikurse dëshmuan edhe për pjesën tjetër të Kosovës. Madje, ky subjekt nëpërmjet njeriut të vet, ish-presidentit Thaçi le që dështoi të vendos autoritet në këtë pjesë, por e vuri tërësinë territoriale të Kosovës në pazar.

Ne mbaruam vizitën tonë me sukses të plotë në veri të vendit. Reagimet për vizitën nuk e zhbëjnë atë. Ne jo vetëm që ishim, por do të jemi sërish atje. Jo për të bërë fushatë, por për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit, të cilin PDK dhe satelitët e saj nuk arritën ta bëjnë prej dy dekadash!. /Lajmi.net/