Pavarësisht vendimeve të KQZ-së, VV bën thirrje të votohet Kurti

pavaresisht-vendimeve-te-kqz-se,-vv-ben-thirrje-te-votohet-kurti

Kurti nuk është certifikuar nga KQZ-ja si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe së këndejmi, numri 1 në listë është pa kandidat, shkruan lajmi.net.

Por, kjo nuk i ka bërë përshtypje VV-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ata thonë se mund të votohet edhe Kurti.

Ky është postimi i VV-së:

Të dashur qytetarë
Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!. /Lajmi.net/