Pavarësisht se nuk është e ndaluar, Policia dënon imamin e xhamisë në Kamenicë – shkak prezencës mbi 10 persona në xhuma

pavaresisht-se-nuk-eshte-e-ndaluar,-policia-denon-imamin-e-xhamise-ne-kamenice-–-shkak-prezences-mbi-10-persona-ne-xhuma

Imami i fshatit Roganë në Kamenicë, Besir Kryeziu, është dënuar nga policia për shkak se në xhami, në faljen e xhumasë kishte të pranishëm më shumë se 10 besimtarë.

Në një shkrim në Facebook, Kryeziu është shprehur i indinjuar duke thënë se po veprohet me standarde të dyfishta.

Ai ka thënë se ndërkohë që ishte fushata zgjedhore, masat nuk vlenin për politikanët.

Tutje ka shkruar se ai i ka njoftuar xhemantin me kohë, andaj edhe nuk mban përgjegjësi.

“Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës. Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj. Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia”.

“Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent. Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi. Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del! Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!”, shkruan ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi para dy ditësh nuk është përmendur edhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve në tempujt fetarë.

The post Pavarësisht se nuk është e ndaluar, Policia dënon imamin e xhamisë në Kamenicë – shkak prezencës mbi 10 persona në xhuma appeared first on Mesazhi.com.