Pas zgjedhjeve, Kosnett shkon në zyrën e Kurtit

pas-zgjedhjeve,-kosnett-shkon-ne-zyren-e-kurtit

Ambasadori amerikan Philip Kosnett pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.

Telegrafi mëson se së shpejti do të ketë një komunikatë për media lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar në takim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.

The post Pas zgjedhjeve, Kosnett shkon në zyrën e Kurtit appeared first on Mesazhi.com.