Pas skandalit për vjedhje të votave edhe AKR-ja kërkon rinumërim të votave

pas-skandalit-per-vjedhje-te-votave-edhe-akr-ja-kerkon-rinumerim-te-votave

Makolli ka thënë se manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale, dhe se AKR ka shprehur shqetësimmenjëherë pas përmbylljes së votimeve dhe se duhet të ketë rinumërim.

“Manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale. AKR-ja, shqetësimin për manipulimin e votave të kandidatëve e ka shprehur menjëherë pas përmbylljes së votimeve. Manipulimi i votave nga disa komisionerë të kriminalizuar mbetet sfida më e madhe e procesit zgjedhor demokratik. Rinumerimi duhet te ndodhe. Ky proces do të nxirrte në sipërfaqe manipuluesit e votave të cilët pastaj do merrnin denimin maksimal”, ka shkruar Makolli.