Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

pas-bores,-bujqit-i-kthehen-punes-ne-vreshta

Secilën fije e ka lidhur fort për shtylle.

Është fillimi i pranverës, dhe kujdesi ndaj rrushit duhet të nis qysh tash.

Bujqit në Rahovec bëhet gati herët në mënyrë që vera të sjell të mira për ta.

Taulant Demi, është njëri prej tyre që merret me vreshtari dhe tregon për përkushtimin që ka për punën, ndonëse ajo nuk është e lehtë.

Edhe pse moti nuk i morri ashtu siç deshi, Demi pret rendiment të larta.

Megjithatë punën që i duhet të kryej në këta 6 hektarë të mbjella ai e bënë edhe me ndihmën e punëtorëve.

Ndërkohë gjithçka që vjelët në vjeshtë, shkon në fabrikën e venës që e menaxhon Florim Shulina.

Aty vena e cila prodhohet ruhet me kujdes të veçantë.

Shulina tregon procesin se si ky produkt përpunohet.

Edhe pse depoja e kësaj fabike nuk ishte e mbushur tërësisht pasi që atu u shitën ,  Shuluina thotë se shkaku i pandemisë kanë pasur dëme në biznes.

Megjithatë fermerët e Rahovecit shpresojnë se pandemia të kaloj dhe të i kthehen bizneseve ashtu siç ishin më parë. /t7