Partitë e komuniteteve jo-shumicë zbulojnë planin: Lista Serbe do të ketë nën menaxhim 16 deputetë

partite-e-komuniteteve-jo-shumice-zbulojne-planin:-lista-serbe-do-te-kete-nen-menaxhim-16-deputete

Lista Serbe po synon që pos 10 vendeve të garantuara për komunitetin serb, të merr edhe gjashtë deputetë të pakicave nën menaxhim. Këtë e thonë vet kryetarët e partive të minoriteteve.

Ish-deputetët e komuniteteve jo-serbe thonë se Lista Serbe ka arritur marrëveshje të fshehtë me disa nga partitë e minoriteteve.

Ish-deputetja e komunitetit boshnjak Duda Balje thotë se Lista Serbe falë bashkëpunimit jo fer me minoritetet, tashmë i ka nën menaxhim 16 deputetë.

“Adriana Hoxhiç ka qenë kryesorja [në këtë bashkëpunim me Listën Serbe]. Ajo ka marrë 6 mijë vota nëpër komunat serbe. Në këtë moment Lista Serbe ka 16 deputetë”, tha për RTV Dukagjinin, Duda Balje.

Edhe ish-deputeti Veton Berisha thotë se Lista Serbe tashmë i ka nën menaxhim 16 deputetë.

“Duket që kjo dukuri është mjaft mirë e organizuar. Si është e mundur që një parti që është formuar një javë para zgjedhjeve merr një numër aq të madh të votave. Kjo është qartazi një gjë e kurdisur. Sipas asaj që po e shohim mund të them lirisht se Lista Serbe i merr 16 deputetë nën menaxhim”.

Emilia Redzepi nga partia NDS thotë se Lista Serbe ka bërë plan me Adriana Hoxhiçin dhe Vakatin.

“Kjo nuk është mirë për komunitetin boshnjak dhe kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës”, deklaroi Redzepi.

Ndërsa kryetari i Kolicionit Vakat, Rasim Demiri ka thënë se partia e tij nuk ka pasur asnjë arsye për t’u bërë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Listën Serbe.

“Duda Balje po na sulmon por unë iu bëjë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë çdo votë që ka ardhur për koalicionin tonë”, deklaroi Demiri.

Demiri është zotuar se deputetët e Koalicionit vakat nuk do të bëhen pjesë e Listës Serbe

The post Partitë e komuniteteve jo-shumicë zbulojnë planin: Lista Serbe do të ketë nën menaxhim 16 deputetë appeared first on Mesazhi.com.