Paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të KPK-së dhe arrest shtëpiak për asistenten e tij

paraburgim-per-drejtorin-e-sekretariatit-te-kpk-se-dhe-arrest-shtepiak-per-asistenten-e-tij

Të dy u arrestuan me urdhër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më pas Këshilli Prokurorial i Kosovës suspendoi Lavdim Krasniqin me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente, si dhe asistentes së tij.

Krasniqi dyshohet për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ndërsa, Berisha dyshohet për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”. /Lajmi.net/