Palmer kërkon specifikisht formalizimin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Izreal

palmer-kerkon-specifikisht-formalizimin-e-marredhenieve-diplomatike-kosove-–-izreal

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Palmer biseduan gjerësisht për aktualitetin politik në Kosovë dhe SHBA dhe marrëdhëniet rajonale.

“Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, u shpreh ministrja Stublla-Haradinaj duke shtuar se “z. Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në implementimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit, specifikisht formalizmin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se kjo arritje kulmore për Kosovën, shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar po arrihet falë rolit kyç të SHBA-ve, dhe do të hapë një horizont të ri bashkëpunimi ndërkombëtar për Kosovën. /Lajmi.net/