Pallaska me ironi: Kurti siguroi vaksinat e kaloi rimëkëmbjen ekonomike, tash garon në zgjedhjet e Shqipërisë

pallaska-me-ironi:-kurti-siguroi-vaksinat-e-kaloi-rimekembjen-ekonomike,-tash-garon-ne-zgjedhjet-e-shqiperise

Ndër të tjera Pallaska tha se në të kaluarën kemi pasur probleme me zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre poste, por nuk kryenin asnjë punë.

Ndërsa sot, sipas tij, kemi një kryeministër që në kohën e lirë garon ën zgjedhje parlamentare të vendit fqinj.

Sipas Pallaskës, kryeministri Kurti është kryeministër me gjysmë orari.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të avokatit Pallaska:

Në të kaluarën jo të largët kemi pasur probleme me “super” zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre  poste e nuk kryenin asnjë punë.

Tash kemi një Kryeministër që – pasi që i ka siguru vaksinat, e ka kalu në Kuvend programin e rimëkëmbjes ekonomike dhe i ka hapur vendit perspektivën evropiane – në kohë të lirë garon në zgjedhjet parlamentare të një vendi fqinjë.

🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Kryeministër me gjysmë orari!!!

Në të kaluarën jo të largët kemi pasur probleme me “super” zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre poste e nuk kryenin…

Posted by Dastid Pallaska on Friday, April 9, 2021