Pakistani vendos kufizime të reja përpara festës së Kurban Bajramit

pakistani-vendos-kufizime-te-reja-perpara-festes-se-kurban-bajramit

Pakistani ka mbyllur kalimet tokësore me Iranin dhe Afganistanin, ndërsa ka shkurtuar fluturimet ndërkombëtare pasi qeveria paralajmëroi një situatë kritike për shkak të koronavirusit.

Kufizimet u njoftuan ndërsa vendi po përgatitej për festën e Bajramit të Madh, e cila zakonisht ka pjesëmarrje të lartë të qytetarëve si edhe kthim të emigrantëve në vendlindje për festa.

Sipas raportimeve të fundit nga Agence France-Presse nga e mërkura rreth 80% e fluturimeve do të pezullohen për dy javë, kryesisht fluturimet nga Lindja e Mesme, vendim i cili pritet të qëndrojë deri në mes të majit.

Pakistani po përpiqet që të menaxhojë një valë të tretë të infeksioneve me më shumë se 800, 000 raste dhe 18, 000 vdekje të raportuara.

Ndërkohë që nga fillimi i fushatës së pandemisë vetëm 220 milion e popullsisë është vaksinuar.

Sakaq dyqanet restorantet janë përballur me kufizime të forta, ndërsa ushtria është mobilizuar për të mos lejuar thyerjen e protokollit të sigurisë. /abcnews

The post Pakistani vendos kufizime të reja përpara festës së Kurban Bajramit appeared first on Mesazhi.com.