Pacolli: Parimi i Kurtit është që me gjak dhe fyerje të arrihet qeverisja

pacolli:-parimi-i-kurtit-eshte-qe-me-gjak-dhe-fyerje-te-arrihet-qeverisja

“Njerëzit e dhunës, njerëzit që gënjejnë, nuk i dua. Nuk e dua ambientin ku janë ata njerëz”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se nuk është asgjë e re dhuna dhe problemet që janë shkaktuar aty.

“Unë çdo ditë ballafaqohem me sharje e fyerje nga më të këqijat. Marrë fyerje me gjuhën e poshtër që e mbështetë Albin Kurti. Ajo nuk i bën nder as Albin Kurtit. Parim i tyre është se vetëm me gjak arrihet qeverijes, me fyerje me sharje arrihet deri në qeverisje. Në komente shoh sharje dhe fyerje më të poshtrat. Besomni, janë të frikshme ndonjëherë ato që i lexoj”, ka thënë Pacolli në RTK.

Tutje Pacolli ka thënë se ai nuk ka armiq dhe se ia zgjat dorën secilit.