Pacolli: Në mbi 60 vendvotime kemi dyshime se ka pasur manipulime me votat e AKR-së nga LDK

pacolli:-ne-mbi-60-vendvotime-kemi-dyshime-se-ka-pasur-manipulime-me-votat-e-akr-se-nga-ldk

Për këtë Pacolli ka thënë se kanë dyshime për më shumë së 60 vendvotime.

“Në mbi 60 vendvotime kemi dyshime se ka pasur manipulime me votat e AKR-së nga LDK”, ka thënë Pacolli në Klan Kosova.

Ai e ka akuzuar kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqën se nuk i ka lejuar vëzhguesit nga Aleanca Kosova e Re që të jenë prezent gjatë numërimit të votave.

“Ne kemi qenë në listën e Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kemi pasur një fushatë miqësore pa probleme. Besoj se do ta zgjidhim problemin vetëm duhet që KQZ të merr vendim që disa ose shumë kuti të rinumërohen”.

Pacolli ka treguar se është në shtatshën e parë nga më të votuarit.

Ndërsa ka folur për rënien e madhe të LDK-së, Pacolli ka thënë se nuk i ka rënë pishman që iu bashku LDK-së. /Lajmi.net/