Paçarizi e quan të pafalshëm sulmin e pushtetit ndaj Insajderit

pacarizi-e-quan-te-pafalshem-sulmin-e-pushtetit-ndaj-insajderit

Duke e komentuar intervistimin nga policia të drejtorit të Insajderit, Parim Olluri për këtë çështje, Paçarizi ka thënë se ky ka qenë rast i rëndë i shkeljes së procedurave dhe se ministri Vitia për me e zbulu se nga ka rrjedh informata është dashtë me kanalizu dika tjetër e jo kah mediat.

“Detyrë e mediave është me raportu jo me i fsheh lajmet, media e ka obligim me i ba publike lajmet. Pastaj këto deklaratat për rrezikimin e interesit të përgjithshëm e të tjera këto janë pallavra të rrezikshme madje që çojnë kah diktatura, nuk po dua me e quajt si promotor të diktaturës Vitinë larg asaj, por me i sulmu gazetarët pse i keni publiku lajmet në përpjekje për me e fsheh mosveprimin në çështje që është dashur të veprohet kjo është e pafalshme”, ka thënë Paçarizi për Insajderi.

Sipas Paçarizit qeveria në këtë mënyrë tentoi t’i frikësoj gazetarët.

“Ka pas edhe qeveri të tjera që kanë bërë përpjekje të tilla ndoshta jo edhe në këtë shkallë por janë dëshmuar si të pasuksesshme prandaj unë i ftoj të heqin dorë nga ngufatja e fjalës së lirë”.