Osmani uron Biden: Raportet e Kosovës me SHBA-në, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale

osmani-uron-biden:-raportet-e-kosoves-me-shba-ne,-jane-jo-vetem-miqesore,-por-ekzistenciale

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar Joe Biden me rastin e pranimit të detyrës zyrtare si president i ShBA-së.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin.

Osmani ka pohuar se Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave, ndërsa raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në, sipas saj janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Ky është postimi i saj i plotë:

Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin.

Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Zoti e bekoftë miqësinë e perhershme me Amerikën! 🇽🇰🇺🇸 See less

The post Osmani uron Biden: Raportet e Kosovës me SHBA-në, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale appeared first on Mesazhi.com.