Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë

osmani:-shteti-i-fortë-bëhet-me-miq-të-mirë

Ajo me këtë rast ka falënderuar mbretëreshën britanike Elisabet II, presidentin gjerman Frank Steinmeir, atë francez Emmanuel Macron dhe italian Sergio Mattarela për urimet e dërguara për ditën e pavarësisë së Kosovës.

“Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë”, shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.

Falënderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve.

Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë!. /Lajmi.net/