Osmani realizon takimin e parë me Kurtin pasi u bë presidente, flasin për urgjencën e sigurimit të vaksinave

osmani-realizon-takimin-e-pare-me-kurtin-pasi-u-be-presidente,-flasin-per-urgjencen-e-sigurimit-te-vaksinave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kreun e qeverisë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e tij.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga ana e presidencës, shkruan lajmi.net.”

Aty u tha se ky ishte takimi i parë koordinues ndërinstitucional për politikë të jashtme dhe mbrojtje

“Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional Kryeministrin Albin Kurti, si dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schëarz, Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, dhe Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia”, thuhet në komunikatë.

Presidentja Osmani diskutoi me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare.

Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19.

The post Osmani realizon takimin e parë me Kurtin pasi u bë presidente, flasin për urgjencën e sigurimit të vaksinave appeared first on Mesazhi.com.