Osmani pret nesër në takim kryediplomatin kroat

osmani-pret-neser-ne-takim-kryediplomatin-kroat

Takimi është paraparë të fillojë në ora 10:00.

Pas këtij takimi do të ketë edhe një konferencë për media nga presidentja Osmani dhe kryediplomati kroat, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që së fundi shteti kroat është përmendur si një nga shtetet që do të mund të ofrojë garanci për gjykimin në liri të ish-krerëve të UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

Edhe pse deputetja shqiptare në Kroaci e ka mohuar një gjë të tillë, mbetet të shihet nëse Osmani dhe kryediplomati kroat nesër do të diskutojnë edhe për këtë çështje./Lajmi.net/