Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

osmani-per-vendosjen-e-ambasades-se-kosoves-ne-jerusalem:-do-te-koordinohemi-me-shba-ne

Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA-në se atje është Jerusalemi i Kosovës.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV-së tha se para se të vendoset Ambasada e Kosovës në Israel, fillimisht duhet diskutuar me BE-në.