Osmani për hartën e Lajçakut: Kufijtë tanë u shënuan me jetët që mori gjenocidi i Serbisë

osmani-per-harten-e-lajcakut:-kufijte-tane-u-shenuan-me-jetet-qe-mori-gjenocidi-i-serbise

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar që Kosova do të jetë gjithmonë vend i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës është do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm & sovran. Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën gjenocidi i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, tha Osmani në postimin e saj.