Osmani për El Pais: Shpresojmë në bashkëpunim më të mirë me Spanjën për të konsideruar Kosovën ashtu siç është, Republikë

osmani-per-el-pais:-shpresojme-ne-bashkepunim-me-te-mire-me-spanjen-per-te-konsideruar-kosoven-ashtu-sic-eshte,-republike

Osmani ka përmendur edhe incidentin që ka ndodhur kur emri i Kosovës ishte shënuar me shkronja të vogla në lojën kualifikuese për Kupën e Botës në futboll mes Kosovës dhe Spanjës, të cilën e ka quajtur episod që duhet të mbetet në të kaluarën.

Shefja e shtetit poashtu ia ka kujtuar Spanjës përfshirjen në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, kur aleanca veri-atlantike është udhëhequr nga një spanjoll, Javier Solana.

“Asnjë qytetar i Kosovës nuk është ndier mirë për atë incident sepse ne besojmë që sporti duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo e kundërta, nuk duhet të ketë politikë në sport. Ishte mjaft për keqardhje, shpresoj që kjo episodë të mbetet prapa nesh dhe të kemi mundësi më të mira për të bashkëpunuar në të ardhmen e afërt, duke konsideruar se Kosovën çfarë është dhe do të mbetet gjithmonë: Republika e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur është këtu për të qëndruar”, ka thënë Osmani për El Pais.

Ndërkaq sa i përket aludimit për dallimet mes çështjes së Kosovës dhe lëvizjeve për pavarësi nga Spanja, Osmani është shprehur se Spanja është e ndërtuar mbi parimin e unitetit të shtetit e cila është e rëndësishme për Kosovën.“Spanja është e ndërtuar mbi parimin e unitetit të shtetit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”, duke shtuar se është mirënjohëse për përfshirjen e Spanjës në bombardimet e vitit 1999 kundër Serbisë dhe se NATO atëherë drejtohej nga një Spanjoll, Javier Solana.