Osmani: Ora e fundit për të përcaktuar fatin e vendit tonë

osmani:-ora-e-fundit-per-te-percaktuar-fatin-e-vendit-tone

Osmani tha se është ora e fundit për ta përcaktuar fatin e vendit, transmeton lajmi.net.

“Ora e fundit për ta përcaktuar fatin e vendit tonë. Votoni!”, shkroi Osmani.

Duhet përkujtuar që Osmani dhe disa bashkëpunëtorë të saj janë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, në zgjedhjet të cilat po zhvillohen sot.

Pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Osmani bëri të ditur se do të kandidoj në këto zgjedhje, por që vonë e konfirmoi bashkëpunimin me VV-në e Albin Kurtit./Lajmi.net/